Pasditen e sotme parlamenti votoi shkarkimet e 7 ministrave dhe zëvendëskryeministres Senida Mesi dhe po ashtu emërimin e zëvendësuesve të tyre.
Por çfarë ndodhi gjatë seancën?
Ministrat e rinj që nuk vijnë nga parlamenti kanë qenë në lozhën e sallës, ndërsa të shkarkuarit kanë zbritur nga podiumi për t’u ulur si deputetë të thjeshtë krah për krahë me njëri-tjetrin.
Nga tjetër Rama është shfaqur i shqetësuar, madje ka vënë edhe duar në kokë. Duhet të themi se opozita kërkoi me ngulm diskutim në parlament por kjo nuk u lejua nga mazhoranca. Menjëherë vijuan edhe akuzat nga opozita për Ramën. Vetë kryeministri nuk foli por Taulant Balla dhe Gramoz Ruçi debatuan me opozitën.
Dekretet për emërimin e ministrave të rinj kanë marrë 77 vota. Damian Gjiknuri u votua me 76 vota, Balinda Balluku mori 77 vota, Mirela Kumbaros u votua me 76 vota, Lindita Nikolla u votua me 77 vota.