Edhe sot studentët e univesitetit të Elbasanit “Aleksander Moisiu” kanë vijuar me ngujimin e tyre brenda ambienteve të këtij universiteti. Ata kërkojnë nga qeveria, rikonstruksionin total të konvikteve dhe shtyrjen e sezonit të provimeve.
Në videon e mëposhtme studentët e tjerë kërkojnë të futen brenda ambienteve të fakultetit por që nuk lejohen nga roja dhe ka ndodhur edhe një përplasje mes tyre.
“Si nuk lejohet mo? Na hap rrugën. Do bëjmë mbledhje. Mos i prek me dorë studentët se nuk kemi të drejta”, shprehet një prej studentëve.
Studentët kanë denoncuar sot kërcënimet që u vijnë atyre për ndërprerjen e bojkotit. Ata kanë akuzuar disa nga pedagogët e këtij universiteti se i kanë kërcënuar me mungesa. Studentët janë shprehur se kjo gjë bie ndesh me urdhrin e dekanit të këktij universiteti, sipas të cilit mungesat nuk do merren.