Vendosni fjalën kyçe....

Mourinho asnjë muaj i papunë, i vjen oferta faraonike


Pas shkarkimit nga Manchester United dhe zgjidhjes së mosmarrëveshjes me klubin anglez, trajneri portugez Jose Mourinho është i lirë të drejtojë çdo ekip futbolli kudo e kërkojnë.

Vetë anglezi nëpërmjet menaxherit të tij deklaroi pak kohë më parë se po shijonte pushimet dhe se po shijonte pushimet.

Por sipas të gjitha gjasave, “Special One”, nuk do qëndrojë as edhe një muaj pushim dhe i papunë. Kësaj here jo si trajner por si komentator sportiv. Atij i ka ardhur një ofertë që të komentojë ndeshje e Kupës së Azisë dhe Premierligës angleze.

Do bëhej fjalë në një rikthim tijin si komentator pas përvojës në botërorin e fundit kur Mourinho e kreu këtë punë për “Russia Today”. Oferta për të është faranoike dhe kanali BeIN Sports i jep atij 68 mijë për një ndeshje , ndërsa në botërorin e fundit Mourinho merrte 200 mijë euro për ndeshje.

Në fund të kësaj përvoje Mourinho pritet të drejtojë sërish një ekip futbolli dhe i pari në listë është Reali i Madridit, ku Solari nuk duket se e ka të gjatë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *