Vendosni fjalën kyçe....

Në arrati prej dy vitesh, Balili rrëfen si i shpëtoi policisë


Klement Balili, i cilësuar si “Eskobari i Ballkanit” ka rrëfyer muajt e arratisjes dhe se si i shpëtoi policisë, në 16 operacione, në një intervistë për gazetarin e “Report Tv”, Artan Hoxha.

Balili thotë se policia nuk i është afruar asnjëherë vendit ku ai fshihej dhe qëndroi në arrati për 2 vite e tetë muaj.

Ai thotë se është i pafajshëm dhe nuk ka asnjë provë që e implikon në trafikun e drogës.

Pjesë nga intervista:

Të jesh i kërkuari nr. 1 në një vend, edhe si Shqipëria, nuk është një gjë e lehtë për t’iu shmangur arrestimit nga policia. Ku keni qëndruar gjatë kësaj kohe?
Rrotull, në vendet me publik të madh, si në Gjirokastër dhe në qytete të tjera të mëdha.

 Asnjëherë gjatë kësaj kohe nuk jeni larguar nga Shqipëria?
Jo, jo, asnjëherë.

Po si është e mundur që policia në asnjë rast nuk ju ka parë?
Nuk ka koinciduar ndonjëherë përballë meje. Asnjëherë.

Policia ka deklaruar publikisht se ka bërë një seri operacionesh për arrestimin tuaj.
Po, i kam dëgjuar.

Ka qenë ndonjëherë afër bazës ku keni qëndruar ju?
Fare, asnjëherë.

Po si është e mundur që gjatë gjithë kësaj kohe, pra ju të keni qëndruar në Shqipëri dhe asnjëherë policia nuk ka qenë e aftë as që t’i afrohet vendit ku ju keni qëndruar?
Aty ku kam qëndruar unë nuk ka ardhur ndonjëherë policia. Dhe as nuk ka pasur ndonjëherë mundësinë që të afrohej.

Gjatë kësaj kohe që keni qenë në kërkim sigurisht që është një gjë e vështirë sepse nuk është e lehtë që të lëvizësh, ka shpenzime, ka kosto, ndërkohë ka edhe një merak tjetër sepse dëshiron që të dish se çfarë ndodh me familjen tënde. Si ia keni dalë që t’i shmangeni të gjitha këtyre operacioneve të organizuara nga Policia e Shtetit?
Policia kërkonte vetëm në shtëpinë time, në fshat. Normale që unë nuk mund të rrija në fshat.

Gjatë kësaj kohe, keni ardhur ndonjëherë në banesë për t’u interesuar për familjarët tuaj?
Po, kam ardhur.

 Policia nuk arriti asnjëherë që ta identifikonte këtë?
Jo, asnjëherë. Kam ardhur dhe kam ikur.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *