Vendosni fjalën kyçe....

Pasi nuk u dhanë fjalën, Basha: Sot u pa edhe asgjësimi i kuvendit


Pak minuta më parë ka filluar seanca plenare e jashtëzakonshme, në të cilën mazhoranca e vetme po dekreton shkarkimin e ministrave dhe zëvendësimin e tyre.

Në hapjen e seancës, Ruçi lexoi rendin e ditës ndërsa kreu i grupit të PD-së, Spaho u shpreh se kanë kërkuar që të ketë debat për shkarkimin dhe emërimin e ministrave.

Nga ana tjetër, kreu i grupit të LSI-së kërkoi që të miratohen diskutantët e paralajmëruar nga opozita. Por kjo gjë nuk u pranua nga mazhoranca.  “Rama ka kërkuar votimin e dekreteve dhe nuk ka vend për debat. Debatin kur ta doni por duhet të respektohet rregullorja”, u shpreh Balla. 

Pasi mazhoranca po voton këto dekrete kreu i PD-së Lulzim Basha u largua nga seanca. Ai u shpreh se me aktin e sotëm u pa edhe asgjësimi i kuvendit

“Me aktin e sotëm u pa edhe asgjësimi i kuvendit. Opozita kërkon debat parlamentar për t’i parashtruar qytetarëve problemet e kësaj qeverie. Asgjë argument i tyre nuk qëndron sepse askush nuk mund ta pengojë opozitën të marrë fjalën, nuk ka ligj. Sot Rama i dha fund qeverisjes dhe ai erdhi në pushtet për të zhvatur qytetarët. Jemi në një gjendje të jashtëzakonshme. Faturën e gjithë kësaj e paguajnë qytetarët e thjeshtë. Faturën e  paguajnë banorët e Astirit, studentët.”, u shpreh Basha. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *