Studentët e Jurudikut kanë denoncuar dekanin e këtij fakulteti, Artan Hoxha, se i ka shantazhuar për të dalë nga ngujimi dhe për të ndërprerë protestën.
Sipas tyre. Hoxha ka thirrur në zyrën e tij një grup studentësh, disa prej të cilëve sipas studentëve janë anëtarë të FRESSH-it dhe u ka thënë që të ndëpresin protestën sepse nuk dihet si shkon puna.
“Ju keni marrë peng shkollën. Jeni studentë të Juridikut. Ju keni pasurinë e shkollës atje. Keni gjithë dokumentacionin. Po t’ju ndodhë gjë atyre ku do shkoni ju? Ju i keni vënë fytyrën dhe emrin tuaj gjithë ketij procesi.” – dëgjohet Hoxha në video.
Disa studentëve të tjerë që kanë mbështetje tek të gjitha grupimet, Artan Hoxha u ka thënë “mbylleni me kaq, se nuk dihet si shkojnë punët.”
Ndërkohë ata denoncojnë edhe drejtoreshën e DAP-it, e cila ka telefonuar studentët me ndikim në protestë për t’u ofruar nga vendet e punës në administratë, por është refuzuar prej tyre, duke dëshmuar se nuk e shesin të ardhmen për një vend pune.