Vendosni fjalën kyçe....

Salvini-Macronit: Ata duhet të jenë në burg, jo duke pirë shampanjë!


Ministri i Brendshëm italian, Mateo Salvini, i ka bërë thirrje presidentit francez Emmanuel Macron, që të dorëzojë militantët ish-komunistë që thuhet se jetojnë në Francë në vend që të ishin në burg për vrasje dhe krime të tjera historike.

“I bëj thirrje presidentit francez që të kthejë në Itali të arratisurit që nuk duhet të pijnë shampanjë nën Kullën Eifel, por duhet të jenë në burg në Itali,” tha Salvini, kreu i partisë së krahut të djathtë “Lega Nord”.

Kohët e fundit Salvini i ka hyrë një tentative për të kthyer në Itali 50 të arratisurit “e kuq”, të cilët janë shpërndarë nëpër botë, shkruan RT.

Nëntë prej tyre thuhet se janë fshehur në Francë, të mbrojtur nga doktrina e ish-presidentit francez Francois Mitterrand, që ndalonte ekstradimin e guerilave majtiste, duke cituar sistemin e drejtësisë të dyshuar të Italisë.

Ministri italian nuk i identifikoi të arratisurit me emër, por vuri në dukje se një anëtar i Brigadave të Kuqe ishte përgjegjës për rrëmbimin dhe vrasjen e ish-kryeministrit italian, Aldo Moro, në vitin 1978, mund të ishte duke parë live transmetimin e intervistës së tij nga Franca.

Salvini tha se të arratisurit, “të kuq apo të zinj”, të cilët “vranë në emër të ideologjisë së tyre të çmendur” dhe duhet të sillen para drejtësisë,  jetojnë edhe në Nikaragua dhe në vendet e tjera të Amerikës Jugore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *