Vendosni fjalën kyçe....

Salvini thirrje Macron: “Të kuqtë” që e pijnë shampanjën poshtë kullës Eifel e kanë vendin në Burg


Ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini i ka bërë thirrje presidentit francez Emmanuel Macron të dorëzojë militantët ish komunistë që thuhet se jetojnë në Francë në vend që të shërbejnë në burg për vrasje dhe krime të tjera historike.

“I bëj thirrje presidentit francez që të kthejë në Itali të arratisurit që nuk duhet të pijnë shampanjë nën Kullën Eifel, por duhet të kalben në burg në Itali,” tha Salvini, kreu i partisë së krahut të djathtë Lega Nord, për Canale 5 TV të martën.

Kohët e fundit ai i ka hyrë një mision për të kthyer 50 të ikur “të kuq” të cilët janë të shpërndarë nëpër botë. Nëntë prej tyre thuhet se janë fshehur në Francë, të mbrojtur nga doktrina e ish presidentit francez Francois Mitterrand që ndalonte ekstradimin e guerilave majtiste, duke cituar sistemin e drejtësisë të dyshuar të Italisë, shkruan Rt.com.

Ministri italian nuk i identifikoi kriminelët me emër, por vuri në dukje se një anëtar i Brigadave të Kuqe përgjegjës për rrëmbimin dhe vrasjen e ish-kryeministrit italian Aldo Moro në vitin 1978 mund të shikonte transmetimin nga Franca.

Salvini tha se të arratisurit, “të kuq apo të zinj”, të cilët “vranë në emër të ideologjisë së tyre të çmendur”  duhet të sillen para drejtësisë, gjithashtu jetojnë në Nikaragua dhe në vendet e tjera të Amerikës Jugore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *