Vendosni fjalën kyçe....

Sfida që po lodh të famshmit, gërmojnë arkivat (FOTOT)


Në rrjetet sociale një sfidë e re ka nisur. Të famshmit, shqiptarë dhe të huaj publikojnë njëra pranë tjetrës dy foto të vetes, të realizuara në një diferencë kohore prej 10 vitesh, për të treguar se çfarë ndryshimesh kanë pësuar.

VIP-at shqiptarë dhe të huaj kanë gërmuar në arkivat e tyre, për të gjetur fotot e duhura për këtë sfidë, të cilës nuk i kanë shpëtuar as emra si Jennifer Lopez, Reese Witherspoon, Jennifer Garner apo Miley Cyrus.

Edhe VIP-at shqiptarë janë rrëmbyer nga kjo sfidë, duke nisur nga Julian Deda, Robert Berisha, Olti Curri, Delinda Disha apo Pranvera Borakaj. Disa prej të famshmëve e kanë tejkaluar sfidën, duke e kthyer nga “#sfida 10 vjet” në shumë më shumë vite se kaq, si psh Robert Berisha që ka publikuar një foto kur ishte fëmijë.

Disa nga VIP-at duket se kanë pësuar goxha ndryshime, ndërsa disa të tjerë si Reese Witherspoon duket sikur diferencën e bën vetëm prerja e flokëve dhe tualeti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *