Është përfshirë nga flakët një banesë në fshatin Skrofotinë të Vlorës, mbrëmjen e sotme. Shkak dyshohet së është bërë një bombol gazi që shërbente për ngrohje,e cila ka marrë flakë.
Në banesë ndodhej vetëm një 80-vjeçar i cili ka marrë dëmtime në duar, ndërsa është dërguar drejt spitalit rajonal të Vlorës.
Në vend kanë mbërritur forcat zjarrfikëse që kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.