Vendosni fjalën kyçe....

Studentët e Elbasanit denoncojnë pedagogët e universitetit: Po na kërcënojnë me mungesa


Studentët e universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, kanë denoncuar sot kërcënimet që u vijnë atyre për ndërprerjen e bojkotit.

Ata kanë akuzuar disa nga pedagogët e këtij universiteti se i kanë kërcënuar me mungesa. Studentët janë shprehur se kjo gjë bie ndesh me urdhrin e dekanit të këktij universiteti, sipas të cilit mungesat nuk do merren.

Edhe studentët e fakultetit Juridik në Tiranë kanë denoncuar sipas tyre shantazhin dhe presionin e dekanit, Artan Hoxha, për të braktisur protestën dhe bojkotin e mësimit.

Ndërkohë presione ka pasur edhe në fakultete të tjera në Tiranë të cilët kanë denoncuar disa prej pedagogëve që sipas tyre u kanë bërë të ndërpresin protestën.

Megjithatë bojkoti i mësimi dhe ngujimi brenda fakulteteve vijon në Tiranë, Durrës e Elbasan.

Studentët janë shprehur të vendosur se nuk kanë ndërmend që të tërhiqen nga protesta deri në plotësimin e kërkesave që kanë bërë që prej fillimit të protestës në dhjetor.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *