Studentët kanë vijuar protestën edhe ditën e sotme në të gjitha fakultetet në kryeqytet, po ashtu edhe në Durrës.
Nga Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë në Tiranë, kanë dalë disa video ku studentët shihen duke kënduar dhe duke kërcyer valle popullore.
Edhe pse janë në protestë që prej 4 dhjetorit, studentët shprehen të vendosur në çështjen e tyre dhe kanë deklaruar se nuk kanë ndërmend të tërhiqen deri në plotësimin e të gjitha kërkesave të tyre.
Ata kanë denoncuar vazhdimisht dhunën dhe presionin që u është bërë atyre nga policia e shtetit e policët privatë që ruajnë godinat e universiteteve.
Sot në fakultetin Ekonomik, studentët janë përplasur me administratën duke bllokuar derën dhe çdo hyrje brenda godinës.