Vendosni fjalën kyçe....

18 miliardë lekë dëm shtetit, 13 të arrestuar në Tiranë për evazion fiskal


13 persona janë arrestuar e 12 të tjerë janë shpallur në kërkim për evazion fiskal sot në kryeqytet.

Operacioni është ende në zhvillim, ndërsa mësohet se firmat e krijuara lëshonin fatura fiktive për t’u rimbursuar me TVSH, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 18 miliardë lekësh.

Mësohet se në total nga Prokuroria e Tiranës janë lëshuar 25 urdhërndalime, për 25 persona që figurojnë administratorë të subjekteve të dyshuara fiktive, që kanë lëshuar fatura të falsifikuara për subjekte të treta.

Deri më tani janë ekzekutuar 13 urdhërndalime, ndërsa 12 persona të tjerë janë shpallur në kërkim.

 

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *