Banorët e “Unazës së Re” kanë reaguar sërish sot ndaj kreut të Bashkisë Tiranë. Teksa Erion Veliaj inaguroi njësinë 14 në këtë zonë u përball me banorët e Astirit.
‘’Edi Rama, Erion Veliaj, ikni nga Shqipëria, valixhet ua japin qytetarët e Unazës së Re”, dëgjohen thirrjet e qytetarëve, poshtë zyrës ku Veliaj zhvillonte takimin.
Nga vetëkryebashkiaku nuk pati asnjë reagim por edhe pse banorët protestuan shumë afër zyrës ku Veliaj po zhvillonte mbledhjen.
Banorët e Astirit, të cilët tashmë prej muajsh po protestojnë për mbrojtjen pronave të tyre, pasi banesat e tyre rrezikojnë të shemben në kuadër të zbatimit të projektit për ndërtimin e “Unazës së Madhe”. Banorët e quajnë projektin korrurptiv dhe kërkojnë hetime nga Prokuroria.
VIDEO marrë nga Faxweb