Pasi kryeministri Edi Rama dje i shkarkoi me votat e qeverisë ministrat e parë menjëherë votoi edhe të rinjtë. Po kështu në faqen e tij të Facebook-ut u shfaqën video ku ministrat e parë “të lumtur” ua dorëzonin detyrën këtyre të rinjve.
Një ndër ta ishte edhe Damian Gjiknuri i cili u shfaq i buzëqeshur teksa ia dorëzoi detyrën ministres së re së Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Ballukut.
Gjiknuri nuk ngurroi t’i thoshte ministres se do të ishte këshilltari i saj nëse kjo do të kishte nevojë. “I uroj shumë sukses në punën e saj dhe patjetër i kam thënë do më kesh këshilltar të mirë nga jashtë nëse do të ma kesh nevojën. Të uroj suksese dhe faleminderit për bashkëpunimin.”, u shpreh Gjiknuri.
Ministrja qeshi dhe u shpreh: “Është përgjegjësi e madhe për mua që suksesi të jetë shoku ynë më i mirë i rrugëtimit”.
Minuta e 1.36 sekonda: