Vendosni fjalën kyçe....

12 mijë studentë në Belgjikë në protestë për të mbrojtur mjedisin


Edhe në Bruksel studentët janë ngritur në protesta. Mësohet se rrthe 12 mijë studentë pasi kërkojnë nga autoritetet  një luftë më aktive kundër ndryshimeve klimatike.

Protestat i organizuan shumë organizata joqeveritare për mbrojtjen e mjedisit, ndërsa studentët u mblodhën para Stacionit qendror hekurudhor në Bruksel. 

“Toka i takon të gjithëve”, “Ruajmë mjedisin” dhe “Klima dhe rinia në një vend” janë disa nga mesazhet me pankarte që mbanin studentët.

Policia belge ka marrë masat maksimale të sigurisë dhe ka bllokuar përkohësisht trafikun në shumicën e rrugëve në qendër të qytetit të Brukselit për shkak të protestave.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *