Vendosni fjalën kyçe....

Putin në Serbi: Formimi i Ushtrisë së Kosovës është shkelje e rezolutës 1244


Presidenti rus Vladimir Putin ndodhet për një vizitë zyrtare në Serbi. Ai deklaroi se Rusia pajtohet që Beogradi dhe Prishtina të arrijnë një marrëveshje të pranueshme reciproke në përputhje me rezolutën 1244.

Por në lidhje me vendimet e fundit të qeverisë së Kosovës, Putin deklaroi se  autoritetet në Prishtinë morën disa hapa të nxituara. Sipas tij  formimi i Ushtrisë së Kosovës është shkelje e rezolutës 1244.

“Rusia ndan shqetësimin me udhëheqjen dhe popullin serb se këto veprime të papërgjegjshme mund ta destabilizojnë Ballkanin. Serbia është gjithmonë e gatshme për negociata dhe kompromis, por nuk pajtohet me poshtërimin” tha presidenti Putin. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *