Pas një rehabilitimi Selena Gomez i është rikthyer jetës së saj normale. Këngëtarja kaloi një fazë depresioni por tani e ka marrë veten.
Tashmë ajo ka edhe mbështetjen e shumë mikeshave të saj. Sipas disa burimeve të “E! News”, Selena dhe Taylor kanë qenë gjithmonë pranë njëra-tjetrës pas rehabilitimit.
“Taylor ka shfaqur gjithë suportin dhe dashurinë ndaj Selenës”, – ka thënë ky burim. Pavarësisht se Selena ka rreth vetes të gjitha familjarët dhe miqtë, duket se Taylor e konsideron si njeriun e saj më të afërt dhe i beson çdo gjë.
I njëjti burim ka zbuluar për “E! News” se ato të dyja kanë orare të kundërta dhe jetojnë në qytete të ndryshme, megjithatë gjejnë gjithmonë kohë për njëra-tjetrën.