Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Opozita e bashkuar protesta deri në rrëzimin e Ramës, qeveria e tij ka rënë


Kreu i Partisë Demokratike, Basha, ka deklaruar se opozita e bashkuar do nisë protestat deri në rrëzimin e qeverisë së kryeministrit Rama.

Në një dalje për mediat jashtë selisë së PD-së, kryedemokrati thekoi se qeveria ka rënë në sytë e shqiptarëve, ndërkombëtare dhe socialistëve.

Ai i bëri deklaratat e mësipërme pas takimit me ministrin e Jashtëm të Holandës, Blok, i cili ndodhet në vendin tonë për një vizitë zyrtare.

“Një grusht politikanësh me në krye Edi Ramën, një grusht oligarkësh dhe një grusht kriminelësh kontrollojnë fondet e buxhetit. Fondet nuk shkojnë për shqiptarët, por në duart e një grupi politikanësh dhe oligarkësh. Rruga e vetme për t’i dhënë fund kësaj fasade është që të gjithë qytetarët duhet të bashkohen.

Kjo qeveri ka marrë një goditje të fortë nga protesta studentore. Pikërisht për këtë arsye, opozita e bashkuar ka vendosur që të jetë në ballë të protestave. Një gjë është e sigurtë: Kjo qeveri ka rënë në sy të shqiptarëve, të ndërkombëtarëve e të socialistëve.

Shqiptarët nuk kërkojnë vetëm largimin e këtij njeriu, por largimin e këtij modeli dhe afrimin e një modeli që punon me ta. Prandaj edhe protestat do të organizohen për këtë qëllim” – tha Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *