Filmi “BirdBox” me aktore kryesore Sandra Bullock ka bërë që të rinjtë në rrjetet sociale të nisin disa sfida të rrezikshme. Duke u bazuar në film, përdoruesit e rrjeteve sociale lidhin syte me shami dhe bëjnë veprime nga më të çuditshmet dhe rrezikshmet.
“RT” shkruan se vetëm para pak ditësh, një vajzë 17-vjeçare shkaktoi një aksident në autostradë kur makina e saj u fut në trafik ndërkohë që ajo përpiqej të drejtonte makinën me sytë e lidhur. Fatmirësisht e reja shpëtoi mirë.
Pas ngjarjes së rëndë, “YouTube” ka ndryshuar politikat në lidhje me sfidat virale në një përpjekje për të mos lejuar publikimin e videove që i shtyjnë të rinjtë drejt këtyre veprimeve.
Kompania “Google” gjithashtu e përmirësoi politikën e vet mbi sfida të rrezikshme, për të ndaluar plotësisht trendin viral.
Udhëzimet e reja të përmbajtjes tani ndalojnë të gjitha “sfidat dhe pranimet e rrezikshme” që mund të sjellin “lëndimin e njerëzve e deri dhe vdekjen”.