Vendosni fjalën kyçe....

Burg përjetë Fadil Kasemit, ekzekutoi me 2 plumba ish-bashkëshorten gjyqtare


Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me burg përjetë Fadil Kasemin për ekzekutimin e ish-bashkëshortes së tij, gjyqtares Fildes Hafizi.

Kjo e fundit u ekzekutua nga Kasemi më 31 gusht të vitit 2017.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 14:00 në zonën e Xhamllikut në Tiranë ku 53-vjeçari e qëlloi me 2 plumba ish-bashkëshorten e tij,  gjyqtare në Gjykatën e Shkodrës.

Kasemi kishte provuar ta vriste Hafizin edhe më herët, në korrik të vitt 2015 në plazhin e Golemit dhe për këtë u dënua me 4 vite e  muaj burg, por më pas u dënua vetëm me 3 vite burg.

Tentativa e parë ndodhi më 19 korrik 2015 kur Kasemi kishte kërcënuar me armë Hafizin në afërsi të një hoteli në zonën e Golemit.

Pas kësaj ai u arrestua dhe u dënua me burg. Kasemi dhe Hafizi kishin qenë të martuar për shumë vite dhe kishin 2 fëmijë por ishin divorcuar në maj të vitit 2015, divorc me të cilin Kasemi nuk kishte qenë dakord.

Sipas Hafizit, çifti kishte pasur probleme të shumta gjë që kishte çuar në divorcin mes tyre.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *