Kuvendi u mblodh këtë të mërkurë në seancë të jashtëzakonshme për të votuar shkarkimet e 7 ministrave dhe zëvendëskryeministres Senida Mesi si dhe emërimin e zëvendësuesve të tyre.
Për të gjithë ata që i kanë humbur pamjet nga ajo çfarë ndodhi dje, fotografi i Kuvendit Agim Rama ka publikuar fotot në të cilat ministrat e ikur tashmë të gjithë janë të gjithë të qeshur, edhe pse kjo ditë nuk ishte më e mira për ta. Veçanërisht Arben Ahmetaj.
Ministrat e rinj që nuk vijnë nga parlamenti kanë qenë në lozhën e sallës, ndërsa të shkarkuarit kanë zbritur nga podiumi për t’u ulur si deputetë të thjeshtë krah për krahë me njëri-tjetrin.
Në njërën nga fotot ministrja e re e Arsimit Besa Shahini shihet e menduar, ndërsa Belinda Balluku shumë e ekzaltuar nga emërimi dhe falenderon socialistët me dorë në zemër.
Në seancën e djeshme, opozita kërkoi me ngulm diskutim në parlament por kjo nuk u lejua nga mazhoranca. Menjëherë vijuan edhe akuzat nga opozita për Ramën. Vetë kryeministri nuk foli por Taulant Balla dhe Gramoz Ruçi debatuan me opozitën.
Dekretet për emërimin e ministrave të rinj kanë marrë 77 vota. Damian Gjiknuri u votua me 76 vota, Balinda Balluku mori 77 vota, Mirela Kumbaros u votua me 76 vota, Lindita Nikolla u votua me 77 vota.
Ndryshimet e votuara:
Ikën Sonila Qato, vjen Eduard Shalsi ministër për Sipërmarrjen
Ikën Arben Ahmetaj, vjen Anila Denaj si ministre e Ekonomisë
Ikën Damian Gjiknuri, vjen Belinda Balluku si ministre e Infrastrukturës
Ikën Niko Peleshi, vjen Bledi Çuçi si ministër i Bujqësisë
Ikën Lindita Nikolla, vjen Besa Shahini.
Ikën Mirela Kumbaro, vjen Elva Margariti
Ikën Senida Mesi, vjen Erion Braçe si zëvendës- kryeministër.
Elisa Spiropali, ministre për Parlamentin.