Banorët e Astirit kanë dalë sërish në protestë ditën e sotme. Ata i kanë bërë të qartë kryeministrit Edi Rama se nuk do të tërhiqen kurrë nga kauza e tyre deri sa të anulohet ky projekt.
‘Do të vijmë të të tërheqim zvarrë, e ke mbushur kupën’, shprehen banorët. Banorët kërkojnë anullimin e projektit pasi sipas tyre është një projekt korruptiv.
” Kjo nuk është çështje e lokalizuar e Unazës por e të gjithëve. Ne nuk kemi shtet social. Ai është baltë me korrupsionin.”, u shpreh një prej banorëve.