Vendosni fjalën kyçe....

Fusha magnetike e Tokës po ndryshon në mënyrë misterioze dhe askush se di pse


Fusha magnetike e Tokës, baza për sistemet moderne të lundrimit global, është vazhdimisht në disa gjendje gradiente.

Megjithatë, tani duket se po çoroditet, duke e shtyrë Polin e Veriut më pranë Siberisë dhe askush nuk e di pse.

Fusha ndryshon pasi metalet e shkrira që rrethojnë bërthamën solide prej hekuri të Tokës tunden dhe rrjedhin, duke krijuar rryma elektrike dhe një fushë magnetike korresponduese. Si rezultat, polet magnetike priren të zhvendosen paksa.

Megjithatë, studiuesit nuk e dinë se çfarë po shkakton që fusha magnetike të lëvizë kaq shpejt.

Poli magnetik i veriut lëvizi vitin e kaluar me një normë prej 55 kilometrash në vit, tre herë më shpejt nga sa kishte lëvizur në mesin e viteve 1990.

Tani ndodhet në hemisferën lindore dhe është duke u larguar nga Kanadaja dhe duke iu afruar Siberisë.

Shkencëtarët mendojnë se një lëvizje me shpejtësi të lartë e hekurit të lëngshëm nën Kanadanë mund të jetë përgjegjës për lëvizjen e poleve, duke dobësuar fushën magnetike më poshtë dhe duke lejuar Siberinë të tërheqë mbi pol, raporton “Nature”.

“Vendndodhja e poleve magnetike veriore duket se kontrollohet nga dy zona të mëdha të fushës magnetike, një nën Kanadanë dhe një nën Siberinë dhe mesa duket ky i fundit po e fiton garën.” – tha një shkencëtar i Universitetit të Leeds-it, Phil Livermore në një takim të kohëve të fundit të Bashkimit Gjeofizik Amerikan.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *