Vendosni fjalën kyçe....

Gatuzon e lëshojnë nervat, i hedh celularin përtokë gazetarit që po e filmonte (Video)


Trajneri i Milanit, Gatuzo, ishte nervoz pas kthimit nga Arabia Saudite, ku ekipi i drejtuar prej tij u mund nga Juventusi në finalen e Superkupës së Italisë.

Golin e fitores e shënoi portugezi Cristiano Ronaldo në minutën e 61-të të takimit. Trajneri Gattuso pas zbritjes nga avioni, kaloi nëpër korridor dhe më pas i hodhi telefonin përtok ënjë gazetari që po e filmonte.

Situata te kuqezinjtë nuk është aspak e mirë me argjentinasin Higuain që pritet të largohet nga klubi dhe tensionet mes palëve kanë kapur majën ditët e fundit.

Aktualisht Milan mban vendin e pestë në renditjen e kampionatit me 31 pikë duke qenë në garë për sa i përket pjesëmarrjes në Ligën e Kampionëve sezonin që vjen duke qenë se rivalët e Lacios kanë vetëm 1 pikë më shumë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *