Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin Johanes Hahn ishte për një vizitë në Kosovë ku takoi kryeministrin Ramush Haradinaj.
As kryeministri Ramush Haradinaj nga ana e tij nuk foli për mediat, ndërsa, në një postim të shkurtër në profilin e tij në facebook, ai shkroi se: “Në takim me Komisionerin e BE-së për Zgjerim, Johannes Hahn, ritheksova se pozicioni i Kosovës është i palëkundur në rrugën e integrimeve drejt BE-së.
Në këtë drejtim, kemi shënuar progres në agjendën europiane dhe pas përmbushjes në tërësi të kritereve për liberalizim, presim një vendim të shpejtë, që të na njihet e drejta e lëvizjes së lirë”, shkroi kryeministri Haradinaj.