Vendosni fjalën kyçe....

Hahn vizitë “surprizë” në Prishtinë e Tiranë


Komisioneri Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Johannes Hahn, do të zhvillojë një vizitë të paparalajmëruar në Kosovë dhe Shqipëri ditën e sotme.

Nuk dihet ende se çfarë do diskutohet në këto vizita, por Hahn pritet të takohet me kryeministrat respektivë, Haradinaj e Rama.

Sipas të gjitha gjasave, me Haradinajn, Hahn pritet të diskutojë për taksën 100% ndaj mallrave serbe të vendosur prej qeverisë së Kosovës, taksë që nuk është hequr ende pavarësisht kërkesa të vazhdueshme të zyrtarëve të lartë të BE-së dhe së fundmi edhe të SHBA-së.

Ndërsa në Tiranë, pritet që Hahn dhe Rama pritet të diskutojnë për ecurinë e reformave si dhe ndryshimet e fundit n qeveri nga ana e kryeministrit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *