Vendosni fjalën kyçe....

Klement Balili del sot para Gjykatës


Sot do të zhvillohet seanca për masën e verifikimit të sigurisë për Klement Balilin, të shumëkërkuarin nga policia që u dorëzua vetë, vetëm një ditë më parë.

I njohur dhe me nofkën “Eskobari i Ballkanit”, Balili do të dalë sot përpara Gjykatës së Krimeve të Rënda për tu njohur me akuzat, si dhe do të bëhet një rivlerësim i masës së sigurisë, dhënë në mungesë më shumë se dy vite më parë.

Dje në shortin e hedhur të Krimet e Rënda, gjyqtare e seancës paraprake u caktua Miljana Muça.

Sipas ligjit të ri, gjyqtarja paraprake do të bëjë verifikimin e kushteve të masës së sigurisë për Balilin, do të shikojë edhe veprimet e prokurorisë që ka bërë deri tani dhe do të vendosë nëse dosja do të shkojë në gjykim, apo do t’ia kthejë Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Hetimet për Balilin u mbyllën paraditen e së martës, kur prokurori i çështjes Ened Nakuçi dorëzoi dosjen me 4 akuza në Gjykatë me kërkesë për të kaluar çështjen në gjykim dhe marrjen si të pandehur të shumëkërkuarin Klement Balili.

Ky i fundit u vetëdorëzua dje në Policinë e Shtetit, pikërisht kur dosja ishte dorëzuar në Gjykatë, pas negociatave ku u përfshinë avokati i tij Theodhori Sollaku, drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu si dhe nipi i tij, i cili mban dhe postin e kryetarit të bashkisë Delvinë, Rigels Balili. 

Avokati Sollaku, tha dy ditë më parë se i mbrojturi prej tij nuk i ishte larguar drejtësisë, pasi gjatë këtyre dy viteve drejtësia shqiptare nuk kishte bërë asnjë veprim që pengohej nga mosprania e Balilit. 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *