Monika Kryemadhi e ftuar në studion e “Open” ka mohuar që ta ketë njohur Klement Balilin, teksa pretendimin se Meta është takuar me të, ajo thotë se edhe Saimir Tahiri, e persona të tjerë publikë e kanë takuar atë, por kjo s’nënkupton asgjë.
“Nipi i Klement Balilit, Rigelsi ka qenë kandidat i përbashkët për kryetar bashkie. Por ai s’mban përgjegjësi se çfarë bën xhaxhai të tij, e as unë s’mbaj përgjegjësi për çfarë bën Rigels Balili. Asnjë prej kandidatëve të LSI nuk ka qenë i përfshirë në krime. Nuk jam policia që t’i bëj CV njerëzve. Nëse Rigels Balili ka probleme, ne si LSI i themi largohu. Një person që është anëtar i LSI, ose jo, dhe ka indicie se ka shkelur ligjin, të dalë e të përballet para ligjit”, u shpreh Kryemadhi.
Duke iu përgjigjur pretendimeve se ka një qëndrim të koordinuar me Metën, Kryemadhi thekson se ajo nuk e takuar Klement Balilin e nuk e njeh atë, duke shtuar se as Metën nuk e ka takuar prej dy ditësh.