Ashtu siç pritej, gjykata ka lënë në burg Klement Balilin deri në përfundim të gjykimit.
Prokuroria e akuzon Balilin se është i përfshirë në trafik ndërkombëtar droge, por avokati i tij, Sollaku, tha se ndajk klientit të tij nuk ka asnjë provë.
“Nuk ka prova që implikojnë Balilin. Ai i hodhi poshtë akuzat ndaj tij.” – tha avokati Sollaku pas daljes nga seanca gjyqësore.
Ai akuzohet për “Trafikim të lëndëve narkotike në bashkëpunim, “pjesëmarrje në grupin e strukturuar kriminal”, “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive”, si dhe për “Pastrim parash”.
Klement Balili u vetëzorëzua dy ditë më parë pas 2 vitesh në arrati. Dorëzimi i tij erdhi në momentin kur prokuroria mbylli hetimet ndaj tij dhe po çonte dosjen e tij për gjykim.
Sipas avokatit të Balilit, dorëzimi i tij erdhi pas mbërritjes në Shqipëri të informacioneve nga Greqia. Para dorëzimit, një nga kushtet e vëna nga Balili ishte moesktradimi në Greqi.