Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Nuk kam ndërmend të bëj opozitën, jam betuar mbi Kushtetutë deri në vitin 2022


Presidenti i Republikës Ilir Meta është shprehur se me veprimet e tij të cilat janë parë si bllokuese për mazhorancën, nuk janë për të treguar se po bën opozitën por janë vetëm si pasojë e detyrës së tij.

Më tej në Meta është shprehur se nuk ka ndërmend të bëjë opozitën dhe se është në detyrë si President deri në vitin 2022.

“Në postin e Presidentit nuk jam duke bërë opozitën dhe jam tepër i motivuar që deri në vitin 2022 të bëj detyrën për të cilën jam betuar. Gjithashtu dua të theksoj se nuk më intereson se ccfarë ndodh me opozitën dhe si do përballet ajo në zgjedhje, jam në Presidencë për të respektuar Kushtetutën”- deklaroi Meta në emisionin Të Paekspozuarit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *