Vendosni fjalën kyçe....

Meta për vetëdorëzimin e Balilit: Nuk ka pasur mbështetje nga LSI-ja


Presidenti i Republikës Ilir Meta deklaroi ditën e sotme në emisionin “Të Paekspozuarit” se e përshëndet arrestimin e Balilit dhe se ai nuk ka pasur asnjëherë mbështetje politike nga Meta apo partia LSI.

“E përshëndes faktin që më në fund Klement Balili, një person i akuzuar për trafiqe mjaft serioze do të përballet me drejtësinë.
Është presioni i gjithanshëm, përfshirë dhe partnerëve ndërkombëtar që detyroi këtë person të përballet me drejtësinë.

Në kohën që kam drejtuar LSI-në, Rigels Balili, i cili ka drejtuar bashkinë e Delvinës, ishte një person tërësisht i besueshëm dhe me të dhënat e duhura për të kandiduar. Rigelsi është nipi i Balilit. Këta janë një fis shumë i madh.

Unë nuk e kuptoj se cfarë lidhje mund të thuhet, apo cfarë lloj mbështetje politike ka patur ky, në momentin që ka patur një akuzë ndaj ti.
Unë nuk kam patur asnjë raport me të, nuk mund të them se nuk i kam dhënë dorën në Santa Quaranta, por aty kanë qenë shumë persona.
Nuk më është thënë nga asnjë shërbim, mos kontakto me këtë person sepse ka këtë apo atë akuzë.
Unë kam qenë i pari që kam kërkuar mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, për ti dhënë fund cdo spekulimi.
Nuk ka pse të ketë asnjë hije. Unë për këtë cështje i kam thënë partnerëve tanë, që si president i Republikës, nëse ju nuk besoni se policia apo shërbimet tona, nuk kanë vullnet ta ndalojnë, jam gati si president, të bëjmë marrëveshje, të sillni forca special, pajisje dhe logjistikë për të arrestuar këtë dhe cdo person të angazhuar me krimin e organizuar”. u shpreh Meta.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *