Vendosni fjalën kyçe....

Ministri i Jashtëm holandez e thotë qartë: S’ka negociata pa sundimin e ligjit në Shqipëri


Ministri i Jashtëm i Holandës, Stef Blok, ka deklaruar se vendi i tij është ende skeptik për sa i përket hapjes së negociatave mes BE-së dhe Shqipërisë.

Në konferencë e përbashkët për shtyp me Ditmir Bushatin, Blok, tha se Bashkimi Evropian është bashkimi i vlerave dhe i sundimit të ligjit dhe e njëjta gjë kërkohet edhe nga vendet që kërkojnë të bëhen pjesë e tij.

“Sa i takon qëndrimit holandez për negociatat, deklaratat janë të njëjta. Është i njëjti mesazh që u kam dhënë edhe vendeve aspiruese. BE është bashkimi i vlerave, dhe sundimi i ligjit. Është mëse logjike që të përdor të njëjtat kritere dhe për shtetet anëtare aspiruese.” – theksoi Blok.

Lidhur me qëndrimin për sa i përket çeljes së negociatave BE-Shqipëri, ministri holandez tha se qeveria holandeze do të vendosë për këtë pasi të ketë në dorë raportin e Komisionit Evropian për progresin e bërë nga Shqipëria.

“Pa pasur këtë raport në dorë nuk mund të them asgjë për qëndrimin tonë përfundimtar. Ne jemi të angazhuar dhe të përkushtuar për perspektivën evropiane të Shqipërisë, por kjo në bazë të progresit të dukshëm dhe konkret. Të njëjtin mesazh u kam dhënë edhe vendeve të tjera aspiruese.” – tha ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *