Vendosni fjalën kyçe....

Pas problemeve me depresionin, Selena Gomez në një lidhje të re dashurie


Pasi mbaroi trajtimin në një spital psikiatrik, Selena Gomez duket se ka filluar një lidhje me një dajë më të ri se vetja.

HollywoodLife” shkruan se ai është Austin North, një 22-vjeçar nga “DizneyChannel”. Sipas revistës “Life & Style”, aktori ka patur një influencë pozitive tek 26-vjeçarja.

Selena dhe Austin janë parë bashkë në një aktivitet, si edhe në mbrëmjen e Krishtlindjeve kanë shkuar bashkë në kishë, diçka që dikur ajo e bënte me Justin Bieber. Por ndërkohë që ai ka nisur të shkojë në kishë me bashkëshorten Hailey Baldëin, edhe Selena ka gjetur dikë tjetër për ta shoqëruar.

“Ata pëlqejnë të shkojnë  sebashku në udhëtime ku nuk përfshihet alkooli, dhe megjithëse Selena është këshilluar që të mos nisë një lidhje të re akoma, kush e di se çfarë i pret ata në të ardhmen!”, thotë një burim pranë Selenës dhe Austinit për revistën.

Të dy duket se kanë shumë gjëra të përbashkëta. Edhe Austin North është një ish-yll i Disney Channel, ashtu si Selena. Ai është më i njohur për rolin e tij si Logan Ëatson në filmin “I Did not Do It”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *