Presidenti i Republikës Ilir Meta i është përgjigjur deklaratave të Kryeministrit Rama se ka shkelur Kushtetutën me mosdekretimin e ligjeve të propozuara nga mazhoranca apo edhe me propozimet për disa ministra.
Sipas Metës deklaratat e Kryeministrit Rama nuk qëndrojnë dhe janë bërë vetëm se nuk i kanë pëlqyer veprimet e mia.
Më tej Meta ka shtuar se në të gjitha rastet kur nuk kam dhënë dekretin e kam argumentuar veprimin bazuar në Kushtetutën.