Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthim në Universitetin e Lionit në Francë (VIDEO)


Një shpërthim ka ndodhur në Universitetin e Lionit në Francë rreth orës 09:00. Mësohet se zjarri ka shpërthyer në bibilotekën shkencore të kampusit universitar.

Shërbimet e emergjencës kanë ndërhyrë pas shpërthimit të zjarrit dhe i kanë këshilluar studentët dhe stafin që të qëndrojnë larg ndërtesës. Disa video kanë qarkulluar në rrjetet sociale, ku tregohen flakët dhe tymi i zi që del nga çatia e uiniversitetit.

Në faqen zyrtare të Universitetit shkruhej: “Zjarri është në vazhdim në ndërtesën Mendel (LyonTech-La Doua kampus) Udhëzimet e sigurisë: të qëndrojnë larg të paktën 100 metra nga ndërtesa.

Departamenti i zjarrfikësve dhe policia janë në vendngjarje, ju falënderoj që mbani perimetrin të sigurt dhe i keni lënë të bëjnë punën e tyre”.

Paraprakisht dyshohet se shkak për zjarrin janë bërë disa bombola gazi që ndodheshin në tarracë.

Shpërthimi në Lyon vjen vetëm dy javë pas shpërthimit në një furrë në Rue Trevise, ku humbën jetën katër persona.

Shpërthimi u shkaktua nga një rrjedhje masive e gazit dhe çdo lidhje e ngjarjes me terrorizmin është përjashtuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *