Studentët e Fakultetit të Drejtësisë në Tiranë, i janë drejtuar me një kërkesë trupës së pedagogëve.
Tre kërkesat që parashtrojnë ata:
Së pari kërkojnë mbrojtjen e tyre si akademikë dhe si prindër për të ndaluar dhunën e policisë së shtetit dhe asaj private ndaj studentëve protestues.
Së dyti, kërkojnë garanci që ndaj studentëve protestues nuk do të merren masa.
Dhe së treti, garanci se viti akademik nuk do të digjet.
Kërkesa e studentëve mbyllet me thirrjen: “Na mbroni nga dhuna dhe shantazhet”!
Studentët e Drejtësisë janë të parët që nisën ngujimin të enjten e 10 janarit.