Fakulteti i teknologjisë së Informacionit ka vendosur që t’i bashkohet bojkotit, të nisur fillimisht nga studentët e Juridikut, Arkitekturës dhe Urbanistikës, Inxhinierisë, Ekonomikut, Filologjikut dhe Mjekësisë.
Mësohet se në mbledhjen e përbashkët ku morën pjesë rreth 600 studentë, u votua që të bashkoheshin në ngujim me studentët e fakulteteve të tjera.
Po kështu pritet të ndodhe sot edhe në votimin tek fakulteti i ndërtimit, duke zgjeruar akoma më shumë bojkotin.