Pas studentëve të Durrësit të Elbasanit dhe Tiranës edhe studentët e Korçës janë ngujuar. Mësohet se edhe studentët e Universitetit Fan S. Noli, kanë vendosur që të ngujohen.
Vendimi është marrë nga Këshilli Studentor ku thuhet se kanë vendosur të ngujohen në ambientet e Fakultetit Ekonomik, ndonëse temperaturat janë me minus dhe nuk ka asnjë ngrohje. Ata janë të vendosur deri në plotësimin e kërkesave të parashtruara ndaj Ministrisë së Arsimit dhe Kryeministrit Edi Rama.
Mesditën e sotme pedagogët e Fakultetit të Shkencave Politike dhe Juridike në Universitetin Aleksandër Moisiu në Durrës kanë dalë në mbrojtje të studentëve dhe kërkojnë shfuqizimin e ligjit të Arsimit të Lartë.
Në një deklaratë të fakultetit të Shkencave Politike dhe Juridike të Universitetit “Aleksander Moisiu” thuhet se mbështesim plotësisht kërkesat e studentëve dhe lirinë tyre për të protestuar.