Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja në Korçë, policia jep detajet


Vrasja në Korçë dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti që viktima ka pasur me autorin e ngjarjes.

Burime zyrtare nga policia, bënë me dije se, viktima është një shtetas rreth 30 vjeç, ende i paidentifikuar.

Njoftimi i policisë:

Pak minuta më parë, rreth orës 21:25, në lagjen nr 10 në Korçë, është vrarë dyshohet me armë zjarri një shtetas rreth 30 vjeç, ende i paidentifikuar. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti që viktima ka pasur me autorin e ngjarjes. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *