Banorët e Astirit kanë dalë sërish në protestë ditën e sotme. Ata kërkojnë anullimin e projektit dhe shprehen se nuk do të lejojnë që shtëpitë e tyre të shemben.
“Projekti ra, përgjegjës pse nuk ka”, kjo është një nga thirrjet e banorëve të Astirit.
“Ne nuk lejome asnjë të nëpërkëmb studentët. Ne i mbështetin studentët. Projekti dihet tashmë që është prjekti korruptiv dhe tërhiqini para drejtësisë Gjiknurin, Qendron. Po na bëjnë presione por ne nuk biem ndesh e presioneve. Ne do i bëjmë kërkesë presidentit që të zgjidhë këtë çështje korrupsioni dhe të të dalin para drejtësisë fajtorët. “, u shpreh një prej banorëve.
Ndërsa një banore tjetër u shpreh: “Rama tërhiq projektin korruptiv. Sa më shpejt tërhiq. Mos ler popullin rrugëve. Është turp i madh për ty dhe qeverinë tënde kjo që po ndodh”.