Vendosni fjalën kyçe....

“Shqiptarët të ngrihen në protesta, ta marrin para këtë qeveri me skandale”


Analisti Fatos Lubonja ka deklaruar së fundmi se qeveria e drejtuar nga kryeministri Rama duhej të ishte rrëzuar pas skandaleve që i shpërthyen së fundmi, duke rikujtuar dhe theksuar projektin tek “Unaza e Re”.

“Mendimi është që ne vërtetë kemi nevojë ta rrëzojmë këtë qeveri, për shumë shkaqe, të cilat po duken sheshit tashmë. Ka një lloj kontradiksioni vetë opozita dhe ne që kërkojmë zgjidhje. Normalisht në një vend demokratik, mjaftojnë  këto skandalet e fundit që kanë dalë në publik duhej të rrëzohej. Një pjesë e mirë e shqiptarëve po ikin vazhdimisht. Sot në një ndërmarrje kanë ikur të paktën 25 për qind e punonjësve”, u shpreh Lubonja për “News 24”.

Në lidhje me situatën në të cilën ndodhet vendi Lubonja u shpreh se njerëzit duhet të ngrihen në protesta dhe ta marrin para këtë qeveri.

“Kemi një ministër arrogant, i cili edhe kur heqë edhe 8 ministra shprehet se kanë punuar mirë, Jemi në një situatë shumë delikate dhe shumë të vështirë. Duhej që njerëzit të ishin ngritur dhe të merrnin përpara këtë qeveri. Të gjitha këto, çojnë deri aty se duhen protesta, por ndërgjegjësim nuk ka. Ky është një arsyetim është pak i vakët dhe jo intuziast për protestën. Unë kam qenë ndër ata që i kam mëshuar një lëvizje anti-sistem. Të gjitha partitë kryesore, që i kam quajtur banda kanë qenë pjesë e këtij sistemi. Duhet të kemi një lëvizje antisistem”, shtoi Lubonja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *