Vendosni fjalën kyçe....

Aksident ajror, përplasen dy avionë bombardues rusë


Dy avionë bombardues Su-34 të Forcave Ajrore Ruse u përplasën gjatë manovrave në Ekstremin e Largët, duke e bërë të vështirë nisjen e operacioneve të shpëtimit në ujërat e akullta të Detit të Japonisë për shpëtimin e pilotëve, njoftuan autoritetet ruse.

”Dy bombarduesit u përplasën duke rënë në Detin e Japonisë pranë ngushticës së Tatarisë, midis ishullit Sakhalin dhe kontinentit’’, raportoi Komiteti i Hetimeve në një deklaratë, duke komunikuar nisjen e një hetimi për shkelje të rregullave të trafikut ajror.

‘’Aksidenti u regjistrua rreth orës 05H00 GMT rreth 35 kilometra nga brigjet ruse’’, sipas Ministrisë së Mbrojtjes, cituar nga mediat ruse.

Ushtarakët kanë mundur të hidhen nga avioni. Një prej tyre u shpëtua në det dhe është në gjendje të mirë shëndetësore, bëri të ditur i njëjti burim, i cili fillimisht njoftoi shpëtimin e dy pilotëve.

Numri i pilotëve të zhdukur nuk bëhet i ditur. Çdo ‘’Soukhoï Su-34’’, avion taktik bombardues përmban normalisht një ekuipazh prej dy personash, një pilot dhe një ndihmës pilot.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *