Vendosni fjalën kyçe....

Bayern e nis 2019 me fitore, mposht Hoffenheim në transfertë



Bayern Munich e ka filluar 2019-ën me një fitore të rëndësishme 3-1 kundër Hoffenheim në transfertë.

Protagonisti i ndeshjes ka qenë Leon Gortezka, i cili ka shënuar dy golat e parë të bavarezëve në minutat e fundit të pjesës së parë (34′, 45′), duke realizuar dygolëshin e tij të parë në 131 ndeshje të luajtura në Bundesliga.

Vendasit kanë rihapur takimin me Schulz në të 59-ën, por Lewandowski (87′) ka fiksuar shifrat në 3-1 dhe i ka siguruar Bayern-it një fitore të rëndësishme. 

Kampionët në fuqi të Gjermanisë mbajnë vendin e dytë në renditje me 39 pikë, tri më pak se Borussia Dortmund që do të luajë nesër në fushën e Leipzig. 

Kjo e sotmja ka qenë një ndeshje e veçantë për Joshua Kimmich, i cili ka bërë paraqitjen e tij numër 150-të me Bayern-in. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *