Vendosni fjalën kyçe....

Dembele-Messi çojnë Barcelonën në çerekfinale


 

Në ndeshjen e fundit në Camp Nou, Dembele dhe Messi shkëlqyen për t’i dhënë kualifikimin Barcelonës në çerekfinale të Kupës së Mbretit.

Vetëm në 30 minuta lojë, Ousmane Dembele arriti të shënonte dy gola brenda një minute. Të dyja golat u asistuan nga Lionel Messi.

Në fund ishte Lionel Messi ai që shënoi golin e tretë pas një depërtimi të Semedos në minutën e 54 dhe ishte Dembele ai që asistoi topin.

Me këtë fitore, Barcelona kalon në çerekfinale të Kupës së Mbretit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *