Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një denoncim të mbërritur në inbox-in e tij nga një qytetar.
Një prind rrëfen se djali i tij student, është thirrur në komisariatin nr.1 dhe i është bërë presion, për shkak se ai merr pjesë në protestën studentore.
“Ndal terrorit policor ndaj studenteve greviste!
Prindi dixhital denoncon presionin policesk te Edi Rames ndaj te birit student grevist.”, komenton Berisha denoncimin e qytetarit, i cili rrëfen dhe identitetin e tij.
“Doktor pershendetje jam Baftjar Nela me kane thirre djalin tim Aleksandrin ne oren 15:00 te Komisariati i Policise Nr. 1, per ti bere presion pasi ka dy muaj qe merr pjese rregullisht ne proteste edhe pse eshte student ne vitin e 2 master ne juridik.
Botoje pa problem.”, denoncon prindi.