Vendosni fjalën kyçe....

“Facebook”-u mund të jetë duke marrë fshehurazi të dhëna për memet “’10 Years Challenge”


“Facebook”-u mund të jetë duke marrë fshehurazi të dhënat e ndjekësve që janë bërë pjesë e sfidës ku shfaqen ndryshimet në foto në diferencën kohore 10-vjeçare.

Sipas revistës “Wired”, të dhënat mund të përdoren për të trajnuar më mirë makineritë në njohjen më të mirë të karakteristikave të progresit të moshës.

Keni ngarkuar edhe ju dy foto të reja në profilin tuaj në “Facebook”, një të para 10 viteve dhe një aktuale? Ka gjasa që të dhënat, siç shkruan Katie O’Neill e “Wired”-it mund t’u hynë në punë algoritmeve për të kuptuar se si ka përparuar ndryshimi fizik në vite.

Edhe pse sipas saj, “FB” mund të ketë foto të vjetra të përdoruesve, vetë ata po i lehtësojnë punën këtij gjiganti për të grumbulluar më shpejt karakteristikat e fytyrave të tyre.

Mark Zuckerberg, themeluesi i “Facebook”-ut

O’Neill thotë se një zëdhënës i “Facebook” këmbëngul që sfida e fotove nuk ishte nisur nga shoqëria e medieve sociale por ishte “një meme e krijuar që u shpërnda virtualisht vetë”.

Pavarësisht se kompania këmbëngul që përdoruesit e saj kanë autonomi, shumë prej tyre nuk e kanë harruar akoma skandalin e “Cambridge Analytica” të vitit të kaluar, kur “Facebook”-u lejonte kompaninë e të dhënave të përdornin informacionin për 50 milionë përdorues./Breitbart.com


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *