Një grabitje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Elbasanit.
Disa persona të paidentifikuar kanë grabitur një pikë të Llotarisë Kombëtare.
Besohet se shuma e parave të vjedhura është diku te 20 mijë lekë.
“Gjatë natës në Elbasan , persona te pa identifikuar kanë vjedhur me thyerje Lotarinë Kombëtare (Pika Sekondare) ku kanë marrë 20.000 lekë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.