Vendosni fjalën kyçe....

Ishujt e Mesdheut në rrezik nga mbipopullimi i turistëve


Santorini, një ndër destinacionet më të preferuara të çifteve me sa duket është në rrezik. Paralajmërimi ka ardhur nga Komiteti i Transportit të Parlamentit Europian, i cili ka ka sulmuar autoritetet greke duke argumentuar se kanë lejuar ‘mbingopjen’ e vendit me turistë.

Komiteti i Transportit tha në një raport të fundit se mungesa e qeverisjes së turizmit dhe bashkëpunoi strategjik ndërmjet autoriteteve lokale dhe kombëtare mund të rrezikojnë të ardhmen e destinacionit.

Në raport cilësohet si domosdoshmëri zbatimi i politikave efektive që synojnë menaxhimin dhe rregullimin e rritjes së flukseve të turistëve me qëllim ruajtjen e imazhit të destinacionit, për të parandaluar përkeqësimin e situatës si dhe për të ruajtura atraktivitetin e ishullit edhe në vitet e ardhshme.

Shifrat e përfshira në raport janë mjaft ‘të frikshme.’ Numri i qëndrimeve në ishull është rritur me 66% në pesë vjet, duke u rritur nga 3.3 milionë në vitin 2012 në 5.5 milionë  në vitin 2017.

Sipas raportit, vendi po gjendet në këtë situatë për shkak se nuk ka patur mbështetje nga sektori publik në zhvillimin dhe zbatimin e politikave efektive që menaxhojnë fluksin e turistëve.

Po ashtu, referuar raportit i cili ndërsa citon të dhëna nga Departamenti i Politikave të Komisionit Europian për Politikat Strukturore dhe Kohezionit, përveç Santorinit janë në rrezik edhe Ishujt e detit Jon dhe Peloponezi nga fluksi i madh i turizmit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *