Vendosni fjalën kyçe....

Kolumbia në zi, vriten gjatë ceremonisë diplomimit 21 kadetë të policisë


Kolumbia po mban zi për vrasjen e 21 policëve në një nga sulmet terroriste më vdekjeprurëse të viteve të fundit.

Më shumë se 60 persona të tjerë u plagosën gjithashtu të enjten në sulmin ndaj Akademisë së Policisë “General Santander” në kryeqytetin Bogota, përpara një ceremonie diplomimi.

Prokurorët e identifikuan sulmuesin si Jose Aldemar Rojas Rodriguez, por asnjë grup nuk mori përgjegjësinë.

Terroristi e ngarkoi makinën e tij plot me eksploziv dhe më pas e shpërtheu atë pranë turmës. Ivan Duque, presidenti i Kolumbisë, e quajti atë një “akt të çmendur terrorist” dhe deklaroi tri ditë zie kombëtare.

“Të gjithë kolumbianët e refuzojnë terrorizmin dhe ne qëndrojmë të bashkuar kundër tij.” – shkroi ai në rrjetet sociale.

Disa media lokale spekuluan se shpërthimi mund të ketë lidhje me anëtarët e FARC-ut, pavarësisht marrëveshjes së paqes së nënshkruar mes kësaj organizate dhe qeverisë kolumbiane në vitin 2016 por deri tani nuk ka ende provë për këtë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *